Daniel Serwer, analist dhe profesor amerikan, ka shkruar një artikull të gjatë në lidhje me dialogun, të titulluar “Dialogu është i vdekur, çka tutje?”.
Në artikullin e tij, profesori amerikan ka shkruar se ShBA-ja e BE-ja e kanë gjykuar gabimisht Serbinë, pasi e njëjta nuk do ta njohë shtetin e Kosovës.
“Diplomatët evropianë dhe amerikanë e vlerësuan gabim Beogradin, i cili gjithmonë ka insistuar se nuk do ta njohë Kosovën. Kjo përfshin në mënyrë eksplicite çdo njohje të tërthortë, çka synonin mos-marrëveshjet e fundit të “normalizimit”. Serbia ka vazhduar në vend të saj të kërkojë, ose të krijojë, mundësi për të kontrolluar katër komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe. Presidenti Vuçiq u përpoq të negocionte aneksimin e tyre në Serbi me ish-presidentin e Kosovës, Thaçi. Ai tani është përpjekur të krijojë një pretekst për aneksimin e tyre me forcë ushtarake.” – shkruan Serwer.