Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar pas takimit që ka pasur me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Osmani para mediave ka thënë se në takim kanë biseduar për planin e BE-së për rritjen e Ballkanit Perëndimor, dhe zhvillimet e fundit në Kosovë.
“Takimi ynë u fokusa në planin për rritjen e Ballkanit Perëndimor, të cilin e prezentoi presidentja. Krahas kësaj kisha mundësinë ta informojë Ursula von der Leyen për zhvillimet e fundit në Kosovë, dhe angazhimet tona”, tha ajo.
Tutje, presidentja tha se planin për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor bazohet në katër shtylla.
“Planin gjithëpërfshirës i bazuar në katër shtylla shënon një hap të rëndësishëm drejt integrimit tonë në tregun e përbashkët evropian. Ky plan parasheh mbështetjen e BE-së përmes rritjes së asistencës financiare për reformat që duhet ndërmarrë. Në takim shpreha falënderimin që i dhanë epilog procesit të vizave, ku nga janari qytetarët do të kenë mundësinë ta shfrytëzojnë lëvizjen e lirë në zonën Schengen”, u shpreh presidentja.
Osmanit tha se e Kosova ka qëllim anëtarësimin në BE dhe NATO, derisa kërkoi mbështetjen e Ursula von der Leyen për procesin.
“Kërkova po ashtu të largohen masat ndëshkuese nga BE”, tha ndër tjera ajo.
Presidentja po ashtu njoftoi se në takim ka folur edhe për sulmet terroriste të Serbisë ndaj Kosovës.