Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale, ndërsa Nora Gjakova është eliminuar, por kërkon të bronztën me anë të repesazhit në Kampionatin Evropian individual të xhudos që po mbahet në Montpellier të Francës.
Dy xhudistet nga Kosova mund ta përfundojnë ditën duke fituar medalje në Kampionatin Evropian individual.
E para është Gjakova, e cila u eliminua në çerekfinale nga Pauline Starke e Gjermanisë me një ‘waza-ari’ në kohën shtesë.
Gjakova tani e kërkon medaljen e bronztë me anë të repesazhit në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Ajo do të garojë me gjermanen Seija Ballhaus në ndeshjen e medaljes, pasi izraelitja Timna Nelson Levy e ka dorëzuar ndeshjen.
Në anën tjetër, Distria ka performuar më mirë duke shënuar fitore në çerekfinale dhe duke siguruar kalimin në gjysmëfinale të kategorisë deri në 52 kilogramë.
Në çerekfinale, xhudistja jonë eliminoi Gultaj Mammadaliyeva nga Azerbajxhani, ndërsa në gjysmëfinale do të ndeshet me italianen Odette Giuffrida.