/

Rastet e dhunës në familje në 24 orët e fundit, arrestohen tre të dyshuar

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës.

Sipas raportit Policor rastet kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Gjilan dhe Kaçanik me ç’rast në të tri rastet janë arrestuar tre të dyshuar.

Në Fushë Kosovë, Policia ka arrestuar një person nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Gjilan, forcat e rendit kanë arrestuar një person i cili dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po ashtu në Kaçanik, Policia ka arrestuar një person nën dyshimin se kishte sulmuar fiziki9sht një grua, të cilës si pasojë i është ofruar trajtim mjekësorë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse rasti është nën hetime.

Leave a Reply

Your email address will not be published.