/

Në një shtëpi në Pejë policia gjen afër 19 mijë euro para kesh, kokainë, armë e fishekë, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në Pejë ka arrestuar dy persona, pasi që pas një kontrolli në shtëpinë e tyre i kanë gjetur afër 19 mijë euro para kesh e 1.7 gramë substancë narkotike të llojit kokainë.

Kontrolli është zhvilluar pas hetimeve që kanë zgjatur disa muaj dhe rasti po trajtohet si blerje, posedim i substancave narkotike.

Gjatë kontrollit thuhet se janë gjetur edhe shishe të qelqit me raki, një pistoletë e mbi 60 fishekë.

“Pas hetimeve te zhvilluara, në lidhje me rastin është raportuar se me 08.11.2023 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe gjatë kontrollit në shtëpitë tyre si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: 18 907 € kesh para, 1.7 gram narkotike e llojit Kokainë, 43 shishe qelqi raki, një telefon, një pistoletë, 63 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe pajisje për pastrimin e armës”, thuhet në raportin e Policisë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri prej të arrestuarve thuhet se është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.

Rasti është në procedurë hetimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.