/

E mitura 12 vjeçare raportoi në polici se është rrahur nga nëna dhe njerku, arrestohen të dyshuarit në Ferizaj

Një vajzë 12 vjeçare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga nëna dhe njerku i saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 13:00, në Ferizaj.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Viktima femër (12 vjeç) ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga nëna e saj dhe njerku i saj. Viktima është dërguar në strehimore. Me vendim të prokurorit, të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published.