//

“Bomba” e Zelensky-t për Ballkanin, BE: Ka të drejtë, frikë për luftë

Shqetësimet e shprehura prej presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky se Rusia mund të tentojë të nxisë konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor, mbështeten nga Bashkimi Europian.

Zëdhënësi i bllokut Peter Stano e pohoi se Brukseli e ndaj shqetësimin e kreut të shtetit ukrainas për destabilizim të mundshëm, të ushqyer nga Moska.

“E kemi thënë për një kohë të gjatë se Rusia po bën përpjekje për të ushtruar një ndikim dashakeq dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pra, po, e ndajmë këtë shqetësim, dhe në fakt, nuk është shqetësim i ri, por shqetësim që ka qenë me ne për një kohë. Në këtë pikë pajtohemi me presidentin e Ukrainës dhe e dimë se Moska po bën gjithçka që mundet që të mbjellë pakënaqësi, paqëndrueshmëri politike, ndikim të huaj, manipulim informatash dhe tjera”, ishte komenti i tij.

Pikërisht për këtë arsye, theksoi Stano, BE-ja ka shtuar ndihmën për partnerët në vendet e Ballkanit Perëndimor që të përballen me këto kërcënime. Zelensky u shpreh më herët se ka informacione që Rusia po planifikon të nisë një luftë në rajon për të larguar vëmendjen nga Ukraina. “Kushtojini vëmendje Ballkanit. Më besoni, kemi informacione: Rusia ka një plan të gjatë.

Lindja e Mesme do të jetë Ballkani, e nëse vendet e botës nuk ndërmarrin diçka, do të ketë një shpërthim të ngjashëm. Kjo është arsyeja pse Rusia do të sigurohet se një vend i Ballkanit të jetë në luftë me një tjetër”, ishte deklarata e kreut të shtetit ukrainas. Pohimi i tij ngjalli reagime të në platformën “X”, nga aktorë ndërkombëtarë, të cilët bënë thirrje për shtim të vigjilencës.

Po përmes kësaj platforme reagoi menjëherë ligjvënësja britanike Alicia Kearns e cila përsëriti paralajmërimet e saj të mëparshme për nevojën e një strategjie të qartë dhe të përbashkët në Ballkan.

Leave a Reply

Your email address will not be published.