/

Dhunë në familje në Prishtinë, gruaja dërgohet në strehimore

Dy persona, një burrë dhe një grua pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes vete.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 02:45, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në strehimore.

“ Pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes vete dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit e dyshuara femër është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari mashkull është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published.