Një grua në Pejë është zhdukur, kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor.
Rasti në polici është raportuar nga një grua tjetër gjatë ditës së djeshme dhe e njëjta ka thënë se viktima është larguar nga shtëpia më 4 nëntor dhe që atëherë nuk dihet vendndodhja e saj.
Rasti po vazhdon të hetohet nga policia.