Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se lufta në Ukrainë nuk është një film dhe nuk do të përfundojë së shpejti. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një takimi me drejtorin e e përgjithshëm të Fox Corporation, Lachlan Murdoch.
“Për disa arsye, njerëzit e trajtojnë luftën në Ukrainë si një film dhe presin që të mos ketë pauza të gjata në ngjarje, që tabloja para syve të tyre të ndryshojë gjithmonë, të ketë surpriza çdo ditë. Por për ne, për luftëtarë, ky nuk është një film. Këto janë jetët tona. Kjo është punë e përditshme e vështirë.
Dhe nuk do të përfundojë sa më shpejt që ne do të donim, por ne nuk kemi të drejtë të heqim dorë dhe nuk do të dorëzohemi”, u shpreh Zelensky.