/

Aksident në Vushtrri, tre të lënduar

Tre persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti në të cilën u përfshinë dy vetura, një kamionetë dhe një autobus.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në Deberllukë të Vushtrrisë, ka thënë  zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Vushtrrisë për trajtim të mëtejmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.