//

Manxhuka godet LDK-në për draftin e Asociacionit: E dinë ku është autonomia, si Daçiqi e Vuçiqi

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, tha se LDK-ja po insiston se drafti i propozuar nga ndërmjetësit për themelimin e Asociacionit përmban autonominë, përkundër që këtë dokument s’e kanë lexuar.

“LDK në vazhdimësi thotë që nuk e ka lexuar draftin, por insiston që autonomia tashmë është dhënë. Njëjtë si në një prezantim libri që u ngrit njëri dhe tha se nuk e kam lexuar librin, por nuk mund të rri pa i thënë dy-tre fjalë”, ka shkruar Manxhuka.

Ai tha se pala serbe insiston për versionin e vitit 2013 e 2015 meqë e dinë se aty është ajo që duan.

“Në anën tjetër, Vuçiq e Daçiq insistojnë o 2013, 2015 o asgjë. Këta dy e dinë ku është autonomia. Edhe ata më sipër e dinë por duan paqe me veten”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.