Vdes një këmbësor në aksident trafiku në Pejë

Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me fatalitet të ndodhur sot rreth orës 00:47 në rrugën “Bill Klinton”, në Pejë.

Sipas Policisë, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë e cila ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda  trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arrite të përballoji plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar  mjeku kujdestarë. Trupi i viktimës  SH. G.  mashkull 41 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa policia është duke punuar  në identifikimin e automjetit  të përfshirë në aksident si dhe në kërkim të ngasësit të automjetit”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.