Policia hapi me forcë derën e një banese në Prishtinë, brenda u gjet e vdekur një grua 77 vjeçare

Një grua e moshës 77 vjeçare është gjetur e vdekur sot në banesën e saj në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Pas marrjes së informacionit nga mbesa e të moshuarës, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të Prokurorit e kanë hapur derën me forcë, ku kanë gjetur trupin e pajetë të 77 vjeçares.

Burime brenda autoriteteve të sigurisë, bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00.

Në vendin e ngjarjes ka qenë edhe njësia e zjarrfikësve dhe emergjenca, e cila e ka konstatuar vdekjen.

Trupi është dërguar për obduksion, ndërsa Policia ka nisur hetimet për vdekjen e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.