Vetëm një ditë pas festës së lavdishme të 28 Nëntorit, ka ndërruar jetë pas një sëmundje të gjatë, Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veprimtari i çështjes kombëtare, Shukri (Hashim) Mexhuani, i lindur në Sibofc të Komunës së Kastriotit.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes postimeve në rrjetet sociale. Shukri Mexhuani vinte nga një familje, e cila gjithë jetën e tyre i’u përkushtuan lirisë dhe çështjes kombëtare shqiptare, madje ai disa herë u gjend ballë për ballë me armikun në zonën operative të Shalës, Brigada 142.
Varrimi i veteranit të UÇK, do të bëhet nesër, me datë 30.11.2023 (e enjte) në varrezat e Hashanëve në Kastriot.
I leht i qoftë dheu i Kosovës veteranit Shukri (Hashim) Mexhuanit, i cili la pas vetes vepra të përjetshme në rrugëtimin tonë drejt lirisë!
DTV