Mesditën e së dielës në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës është raportuar për një vjedhje të rëndë.
Policia e Kosovës në raportin ditor ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 të se dielës.
Sipas viktimës, hajnat kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe i kanë vjedhur orendi shtëpiake e pajisje teknike.
Policia nuk raporton për ndonjë të arrestuar, përderisa është duke e hetuar këtë rast.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në njoftim.