/

Haradinaj takon ambasadorin danez në Kosovë, i jep mbështetje për marrveshjen për trasferimin e të burgosurve midis dy vendeve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar takim me ambasadorin e Danimarkës në Kosovë, Christian Grønbech-Jensen.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me marrveshjen midis Kosovës dhe Danimarkës për çështjen e e trasferimit të burgosurëve të dy vendeve.

‘’Kënaqësi të presim në takim ambasadorin e Danimarkës në Kosovë, z. Christian Grønbech-Jensen dhe delegacionin nga Ministria e Drejtësisë së këtij shteti. Gjatë këtij takimi biseduam për zhvillimet politike në vend dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Danimarkës. I konfirmova mbështetjen time dhe të Aleancës në ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet dy vendeve tona për transferimin e të burgosurve’’ është shprehur Haradinaj.

Më tutje Haradinaj ka thënë se Danimarka gjithmonë ka luajtur rol kontstruktiv duke i dhënë mbështetje të fuqishme vendit tonë në proceset euroatlantike dhe të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.