//

Haxhi Shala del para Gjykatës Speciale në Hagë, nuk deklarohet rreth akuzave

Ish-deputeti dhe ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala, është paraqitur në seancën e parë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Shala ka shfrytëzuar të drejtën për të mos u deklaruar në lidhje me akuzat ndaj tij.

Shala ka thënë se një deklarim të tillë do ta bëjë në seancën e radhës, pasi t’i marrë të gjitha shkresat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Gjyqtari Nicolas Goillou e pyeti Shalën nëse ka ndonjë ankesë sa i përket arrestimit dhe paraburgimit të tij. Ai u përgjigj se gjithçka është në rregull.

Ndryshe, Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj Haxhi Shalës, i cili po akuzohet për pengim në administrim të drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.