Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda një dite në Kosovë.
Në Prishtinë u arrestua një burrë pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua.
“ Prishtinë 12.12.2023-14:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Poashtu në Prishtinë, u arrestua e më pas u lirua një burrë që sulmoi fizikisht një grua.
“Prishtinë 12.12.2023-19:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se, i dyshuari kosovar e ka sulmuar fizikisht. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në njoftim.
E në Lipjan u paraqit në polici një burrë për veprën “dhunë në familje”.
“Lipjan,12.12.2023-18:00. Lidhur me rastin e lartcekur në stacion të policisë është paraqitur i dyshuari mashkull kosovar së bashku me viktimën kosovare. Me urdhër të prokurorit kujdestar, është inicuar rasti në procedurë të rregullt”, thuhet tutje aty.
Edhe në Pejë u arrestua një person për dhunë në familje.
“ Pejë 12.12.2023-18:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka kanosur dhe fyer dy viktimat një femër dhe një mashkull kosovar, me ç’rast edhe ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet ndër të tjera në raport.
“ Pejë,12.12.2023-20:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka kanosur dhe fyer viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje”, konfirmon policia.
DTV