/

Aksidenti në Klinë: Ndërron jetë një nga të lënduarit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, më saktësisht në fshatin Zajm.

Dtv raporton se aksidenti, përveç se është shoqëruar me dëme materiale, ka pasur edhe të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka deklaruar për media se njëri nga viktimat e aksidentit ka ndërruar jetë.

“Fatkeqësisht, më duhet të konfirmoj se mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit të Pejës ka konfirmuar vdekjen e njërit prej viktimave të aksidentit. Një nga të lënduarit është dërguar nga familjarët në QKUK në Prishtinë. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet mbi rastin”,  ka thënë Gashi.

Burime të DTV bëjnë të ditur se viktima është E.Gashi, nga rajoni i Pejës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.