Drilon Gashi një muaj më parë është emëruar shef i Misionit të Kosovës në Poloni.
E Gashi sot përmes një video të publikuar në Facebook i është drejtuar polakëve në gjuhën e tyre, duke shprehur gatishmërinë dhe entuziazmin për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe midis dy shteteve, Kosovës dhe Polonisë.
“Përshëndetje, Poloni! Jam shumë i gëzuar që jam këtu si Shef i Misionit të Republikës së Kosovës. Mezi pres ndërtimin e lidhjeve më të forta mes vendeve dhe popujve tanë”, thotë Gashi.