/

Ishin në aheng familjar në Prishtinë, hajnat ia thyejnë veturën – i vjedhin stoli ari e dokumente

Dy persona, një burrë e një grua, janë ankuar në stacionin policor në Prishtinë se persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari e dokumente personale nga vetura e tyre.

Krejt kjo, sipas tyre ndodhi teksa ata ishin në një aheng familjar.

“Dy ankues (një mashkull dhe një femër) kanë raportuar se, derisa ishin në një aheng familjar në një restorant, persona të panjohur u kanë thyer veturën (me targa të huaja) dhe kanë vjedhur një çantë krahu, në të cilën sipas ankuesve sipas ankuesve kishte stoli ari dhe dokumente personale. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.