Mbrëmë u raportua për një rast që ka ndodhur në restorant ‘Kalaja’ në Kllokot, ku tre persona kanë rënë në prangat e Policisë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë penguar zyrtarët policorë që të kryejnë detyrën e tyre zyrtare.
Të dyshuarit janë:
Flamur Neziri 40-vjeçar
Pajtim Idrizi 33-vjeçar
Drilan Salihu 20-vjeçar
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të dyshuarit janë familjarët e një personi i cili është në kërkim policor, e të cilin Policia e kërkoi edhe në restorantin në fjalë.
Neziri, Idrizi dhe Salihu dyshohet se kanë penguar zyrtarët policorë që po merrnin pjesë në aksion, duke bërë rezistencë dhe duke tentuar të mos i lënë të futen në restorant.
Për ta vënë situatën në kontroll, të dyshuarit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare’.