/

Von Cramon për targat RKS: Hap drejt realitetit të njohjes de facto të Kosovës nga Serbia

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se heqja e stikerave nga automjetet me targa të Serbisë dhe njohja e targave RKS nga Serbia, është një hap përpara realitetit ku Serbia e njeh de facto Kosovën.

“S’ka më stikera në targa kur udhëtoni nga Kosova në Serbi – dhe anasjelltas. Një hap më shumë drejt realitetit ku Serbia de facto e njeh Kosovën si shtet dhe kontribuon në paqen dhe prosperitetin në rajon”, ka shkruar ajo në platformën X.

Edhe Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar mbi vendimin. Ai ka mirëpritur vendimet e qeverive të të dyja vendeve për heqjen e “regjimit të stikerave”.

Qeveria e Kosovës ka vendosur në një mbledhje elektronike të enjten që të largohen stikerat nga veturat me targa të Serbisë. E, në fund të dhjetorit, Serbia vendosi që nga 1 janari t’i njohë targat RKS dhe të lejojë lirshëm qarkullimin e tyre, pa u vendosur stikerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.