Në ekspozitën më të madhe të inovacionit të teknologjisë CES në Las Vegas, Haas Alert do të prezantojë lidhjen e parë të komunikimit midis një veture të markës Volkswagen dhe një prej Stellantis.
Ky përparim revolucionar, i mundësuar nga platforma Haas Alert Safety Cloud, premton të ndihmojë në të ardhmen e sigurisë rrugore dhe transportit, duke e mundësuar komunikimin ndërmjet veturave të prodhuesve të ndryshëm.
Dy milionë automjete nga Stellantis tashmë janë pajisur për të marrë sinjalizime në SHBA dhe Kanada.
Kjo përfshin informacione si ndeshja me ndonjë veturë të prishur në rrugë, duke i lejuar drejtuesit të përgatiten dhe të reagojnë në kohë.
Zbulimi i kësaj aftësie revolucionare shënon një hap të rëndësishëm drejt arritjes së një transporti më të sigurt dhe efikas.