Një nga kriminelët më të mëdhenj në Ekuador, të paktën sipas mediave vendase, Jose Adolfo Macias, drejtuesi i grupit “Los Choneros”, është zhdukur nga burgu ku po vuante dënimin me 34 vjet burg.
Cesar Zapata, drejtuesi i policisë në Ekuador, ka thënë se forcat e armatosura të vendit kishin përcaktuar se një nga të burgosurit në burgun Guayaquil ishte zhdukur dhe për kapjen e tij tashmë ka nisur një operacion i gjerë. Edhe pse është ende e paqartë, zyra e prokurorit tha se do të hetonte “arratisjen e supozuar” të Jose Adolfo Macias.
Ai njihet me pseudonimin “Fito” dhe në vitin 2011 është dënuar me 34 vjet burgim për trafik droge dhe vrasje.
Los Choneros është një organizatë kriminale që autoritetet në Ekuador e kanë lidhur me zhvatjen, vrasjen dhe trafikun e drogës, ndër krime të tjera, dhe të akuzuar për kontrollin e burgjeve kryesore të vendit.