Shërbimet e Policisë morën njoftim se në fshatin Rubjek- Durrës, një shtetas po dhunohej dhe po kërcënohej me mjete prerëse (sëpatë dhe thikë), nga djali i tij.
Pas informacionit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku kanë bërë të mundur parandalimin e dhunës dhe kanë nxjerrë nga banesa shtetasin e dhunuar.
Gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e 35-vjeçarit që ushtronte dhunë ndaj babait të tij, ai ka kundërshtuar me dhunë shërbimet e Policisë lokale dhe është mbyllur në banesë, bashkë me mjetet prerëse.
Ndodhur në këto kushte, në ndihmë të Policisë kanë shkuar Forcat e RENEA-s.
Pas disa orësh negociata, Forcat RENEA kanë ndërhyrë me forcë në banesë, duke bërë të mundur neutralizimin dhe vënien në pranga të shtetasit E. H., 35 vjeç, banues në Rubjek.
Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë sekuestruan mjetet prerëse (sëpatë dhe thikë).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.