Avokati serb Cedomir Stojkoviç, ishte të enjten e kaluar në Prekaz te varri i Jasharajve, ku vendosi lule te varri i vajzës së mitur Blerina Jashari.
Stojkoviç tha se pas këtij gjesti, të cilin i e kishte paralajmëruar edhe më herët në Euroneës Albania, u ndalua nga inspektorë të shërbimit inteligjent të Serbisë.
Avokati i ka quajtur këto akte hetimi dhe deklaratat e Vuçiç, si të dala nga koha e mesjetës.
“Një nga motivet e kësaj vizite ishte të tregoja sesi reagohej ndaj njerëzve që vendonin lule në varret e viktimave. Serbia arrestoi Sanduloviç dhe normalisht do të më ndalonin dhe mua. Më ndaluan, prita të vinin inspektorë nga shërbimi inteligjent i Serbisë dhe më pas u mora në pyetje se për cilën arsye isha në Kosovë. Më pyetën “A e di që e tradhtove vendin duke vendosur lule te varri i Jasharajve?” Marrja në pyetje zgjati 4 orë, në kufirin midis Serbisë dhe Maqedonisë.
Kam mësuar se presidenti i Serbisë mbajti një fjalim në Davos. Disa nga gazetarët e pyetën nëse më arrestuan përse vendosa lule te varri i Jasharajve, presidenti u përgjigj duke thënë se nuk mund të lejojë që të vendosen lule mbi viktimat shqiptare. Kjo është diçka si në mesjetë. Është persekutim vetëm sepse vendosa lule në varrin e një vajze të vogël. Vuçiç ka të njëjtin opinion për shqiptarët si Hitleri për hebrenjtë. Unë e prisja të arrestohesha, por nuk i prisja këto fjalë nazistësh”, tha avokati Stojkoviç.