Një grua është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë të hënën.
Policia ka njoftuar në raportin 24-orësh se trupi i pajetë i viktimës, me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Në njoftim nuk bëhen të ditura shkaqet e vdekjes së viktimës, ndërsa rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.