Gjashtë persona janë lënduar në një aksident mes dy veturave dhe një kamioni në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë.
Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK, ndërsa janë shkaktuar edhe dëme materiale.
“Rreth orës 08:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, respektivisht në fshatin Slivovë. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe një kamion. Për pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, kanë thënë nga Policia e Kosovës. /DTV