/

Bislimi: Më 30 janar vjen dikush nga BE-ja, flasim edhe për masa

Zëvendëskryeministri Besnik Bisilimi ka konfirmuar sot se më 30 janar do të vijë dikush nga Bashkimi Evropian për vizitë në Kosovë.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Integrime Evropiane, Bislimi tha se temë diskutimi me këtë person do të jenë edhe masat e vendosur ndaj Kosovës.

“Masat e BE-së janë të kufizuara vetëm në takime të nivelit të lartë. Takimet po vazhdojnë, këtë të marte do të kemi prapë vizitë nga dikush nga Brukseli në Prishtinë”, ka thënë ai, duke mos e zbuluar se kush do te jetë ky person që do të qëndrojë më 30 janar në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.