Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë – Pejë, përkatësisht në fshatin Bresje në orët e para të ditës së sotme.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani bëri të ditur se vdekja e tij është konstatuar nga stafi kompetent i Qendrës së Mjekësisë Familjare.
“Rreth orës 07:23 është raportuar për një aksident trafiku të ketë ndodhur në rrugën Prishtinë – Pejë (Bresje). Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore dhe ekipi mjekësor të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje. Bazuar në informacionet e para, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një person ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar stafi kompetent i QMF” – tha Kelani.