Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka dhënë një deklaratë për media lidhur me rregullorën e re të Bankës Qendrore.
Ai ka thënë se Kosova rrezikon të përballet me tensione të reja në veri për shkak të rregullores, sipas të cilës thotë se euroja është e vetmja valutë zyrtare në vend, dhe që ndalon dinarin serb.
“Serbët do të ndjehen të shkëputur nga benefitet që i përfitojnë. Askush nuk e dëshiron këtë”, ka deklaruar ambasadori amerikan.