Një vajzë 16-vjeçe është hospitalizuar pas rrëzimit nga mbi 25 metra lartësi, përkatësisht nga teleferiku në një resort dhe vendin e preferuar të skiatorëve në Kaliforni, pavarësisht që “ra” në rrjetën mbrojtëse.
Videoja shokuese shfaq adoleshenten e cila bie nga teleferiku në Stamp Alley Express në malin Mammoth.
Skiatorë të shumtë iu bashkuan personelit të resortit në mbajtjen e rrjetës për shpëtim, në tentim që të lehtësojnë rrëzimin e vajzës.
Nga resorti është bërë e ditur se adoleshentja nuk ishte ulur si duhet në teleferik dhe se kishte filluar të rrëshqet nga ulësja, kurse incidenti ka shkaktuar zemërim në mesin e shumë skiatorëve që akuzuan operatorët e teleferikut se ishin të pakujdesshëm.
“Babai dhe miqtë e mi e panë vajzën duke rrëshqitur dhe menjëherë filluan të bërtasin që të ndalin teleferikun, por operatorit iu deshën mbi një minutë dhe ajo tashmë gjendej në një lartësi të madhe. Operatori është fajtor”, tha familjari i dy burrave që ishin në teleferik dhe publikuan pamjet në Instagram.