Sot në mëngjes para shtëpisë së Arben Taravarit është gjetur një plumb.
Në vendin e ngjarjes duket policia, e cila po bën këqyrjen e vendit të ngjarjes.
Është kontaktuar Taravari, i cili e ka konfirmuar këtë lajm, duke thënë “Po, fatkeqësisht”.
Pritet që brenda ditës policia të dalë me më shumë detaje rreth kësaj ngjarjeje.
Përndryshe, Taravari ka qenë në qendër të vëmendjes në media për shkak të ngjarjeve në partinë Aleanca për Shqiptarët, ku ai momentalisht është kryetar.