/

Vajza e Nikola Sanduloviq ndalohet sërish nga policia serbe dhe BIA

Klara Sanduloviq, vajza e politikanit serb, Nikola Sanduloviq, është ndaluar prapë nga policia serbe dhe BIA, në Aeroportin “Nikola Tesla” në Serbi e cila po udhëtonte për në Londër.

Ajo ka thënë se ky maltretim po i bëhet vetëm pse është vajza e Nikola Sanduloviqit.

“Unë u ndalova në aeroportin Nikola Tesla nga policia dhe BIA. Ngacmime dhe përndjekje politike për shkak të vajzës së kujt jam… Pyetje se me kë udhëtoj e kështu me radhë. Po mendoj t’i pyes nëse do ta kishin më të lehtë të vinte dikush me mua në udhëtim”, ka shkruar Sanduloviq në platformën X.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.