//

“Ofensiva izraelite në Rafah do të kishte pasoja katastrofike”, thotë Borrell i BE-së

“Planet e Izraelit për një ofensivë ushtarake në Rafah në Rripin e Gazës janë alarmante”, ka thënë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell,

Ai në X ka shkruar se “1.4 milionë palestinezë janë aktualisht në Rafah pa vend ku të shkojnë, duke u përballur me urinë”, raporton Agence France-Presse.

Rafah është qyteti më jugor në territorin palestinez i goditur nga ofensiva e ashpër e Izraelit që nga sulmet e Hamasit të 7 tetorit dhe shumë nga popullsia prej 2.2 milionë banorësh e Gazës janë strehuar atje.

“Raportet për një ofensivë ushtarake izraelite në Rafah janë alarmante. Do të kishte pasoja katastrofike duke përkeqësuar situatën tashmë të rëndë humanitare dhe numrin e padurueshëm të civilëve.

Më herët, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u tha zyrtarëve që “të paraqesin në kabinet një plan të kombinuar për evakuimin e popullsisë dhe shkatërrimin e batalioneve” të Hamasit të strehuar në Rafah, tha zyra e tij.

Netanyahu tha këtë javë se kishte urdhëruar trupat të përgatiteshin për të lëvizur në Rafah dhe se “fitorja totale” kundër militantëve do të vinte në muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.