/

Nis protesta e serbëve në veri kundër Rregullores së BQK-së

Qytetarë të shumtë serbë në veri janë mbledhur të protestojnë të hënën kundër Rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin serb.

Ndërkaq, në protestë shihet edhe një numër i shtuar i forcave policore.

Prezent në protestë janë edhe zyrtarët e Listës Serbe.

Kujtojmë se, kryeministri i vendit, Albin Kurti dje ka thënë se Kosova nuk ndalon dinarin serb, por futjen e tij përmes thasëve në kufi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.