Është gjetur e vdekur një grua në Drenas.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante të policisë”, thuhet në raportin 24 orësh.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.