Një burrë është dërguar i vdekur të martën, më 13.02.2024 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, njofton Policia e Kosovës.
Ky rast është duke u hetuar edhe nga Policia e Kosovës, e cila në raportin 24-orësh ka thënë se informatat për ngjarjen e i kanë marrë në 18:20h.
“Viktima është sjellë në QKUK pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa nuk dihen rrethanat e vdekjes” – ka thënë Policia.