/

“Ishe inspirim për ne” – miqtë e kujtojnë me mall skitaren legjendare amerikane që vdiq në Brezovicë

Miqtë e familjarët e skiatares legjendare amerikane Katherine ‘Kasha’ Rigby, kanë njoftuar se ajo ka vdekur si pasojë e një orteku të vogël dy ditë më parë në Brezovicë.

Vdekja e një skiatoreje ishte raportuar të martën, mirëpo identiteti i saj nuk ishte publikuar.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Rigby ishte për pushime në Kosovë së bashku me të fejuarin e saj Magnus Wolfe Murray kur u kap nga një ortek i vogël që e goditu atë në një pemë.

Wolfe Murray ishte në gjendje ta arrinte atë në 20 sekonda dhe u përpoq ta ringjallte atë, por nuk pati sukses, sipas Back Country Magazine.

Lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Brezovicë është deklaruar edhe njëri nga përfaqësuesit e Shërbimit të Kërkimit dhe Shpëtimit Malor të Kosovës. Ai ka thënë se ekuipazhet përfundimisht kanë gjetur trupin e një skiatori amerikan pas disa tentativave.

“Moti ishte me mjegull dhe dukshmëria ishte shumë e ulët. Ishte shumë e vështirë për të gjetur vendin e aksidentit. Pas disa tentativave konstatuam se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Vendi i Shqiponjave’. Pas një kërkimi të shkurtër kufoma është gjetur, por fatkeqësisht për shkak të traumës nga orteku ka ndërruar jetë një shtetas i huaj”, tha ai.

Deri më tani nuk ishte bërë publik identiteti i viktimës, mirëpo miqtë dhe të dashurit e skiatores filluan të postojnë homazhe në llogarinë e saj në Instagram.

Sipas Fox, Ski Magazine raportoi se burime pranë skiatores kontaktuan me median për vdekjen e saj.

Katherine ‘Kasha’ Rigby ka lindur në Vermont, përpara se të transferohej në Kolorado dhe më vonë në Utah. Ajo ishte e njohur për faktin se u bë skiatorja e suksesshme për të arritur një zbritje telemarku me ski në Cho You, një mal Himalayan dhe i gjashti më i larti në botë.

Skiimi Telemark është një teknikë që kombinon elemente të skijimit alpin dhe nordik. Këmba e pasme përdoret për të mbajtur ekuilibrin gjatë shtytjes në këmbën e përparme.

Ndryshe nga teknikat e tjera, skijimi me telemark përdor vetëm lidhjet e gishtave – thembra e pasme nuk është e lidhur me ski. Gjatë karrierës së saj mbresëlënëse, Rigby gjithashtu zbriti nga majat sfiduese në Rusi, Ekuador dhe Liban, sipas Ski Magazine.

Ajo gjithashtu konkurroi në sezonin e tretë të programit të realitetit të National Geographic ‘Ultimate Survival Alaska’ në 2015.

Leave a Reply

Your email address will not be published.