/

E trishtë: Ndahet nga jeta edhe nëna e 63-vjeçarit që u godit për vdekje nga vetura në Prishtinë – varrosen përnjëherë

Në mëngjesin e sotëm u raportua se këmbësori që u godit dje nga një veturë në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë, s’ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Tragjedia u thellua më tej në familjen Govori, pasi pas vdekjes së 63-vjeçarit, Enver Govori, ka ndërruar jetë edhe nëna e tij, Nazife Govori.

Media mëson se familjarët dhe të afërmit i kanë varrosur në varrezat e qytetit në Arbëri.

Ndërkohë, shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin, Bashkim Zeneli, tashmë është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.