/

Arrestohet në Ferizaj personi që po kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar, dyshohet për një vrasje të kryer në Oslo

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar për një vrasje të kryer në Oslo gjatë vitit 2021.

Policia përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar të mërkurën në Ferizaj.

“Personi i arrestuar, me inicialet V.A., i lindur në vitin 1989, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze për veprën penale “vrasje” të kryer në Oslo më 07.10.2021.” – thuhet tutje në komunikatë.

I arrestuari ka poseduar edhe shtetësi norvegjeze përveç asaj kosovare, ndërsa i janë gjetur edhe armë zjarri dhe pasaporta të shteteve të tjera, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

“Ndaj personit të arrestuar do të vazhdojnë procedurat e parapara për raste të tilla.” – thuhet në fund të komunikatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.