Dogana e Kosovës ka parandaluar kontrabandë të produkteve ushqimore, të shtunën në Vermicë.
Dogana bënë të ditur se malli i padeklaruar përfshinte karkaleca, kallamar dhe gjel deti me Aragost, me peshë totale 128 kg.
“Pas ndalimit dhe kontrollit të një automjeti është zbuluar mall i kamufluar, fillimisht në ulësen e pasme dhe pastaj në bagazh. Malli i padeklaruar është si vijon, Karkaleca: 60 kg neto, Kallamar dhe oktapod:59.5 kg, Gjel deti me Aragost: 8.5 kg neto”, ka shkruar dogana në “Facebook”.
Malli është ndaluar dhe konfiskuar derisa ndaj personit përgjegjës është shqiptuar kundërvatje doganore.