Dëshmitari i mbrojtur i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka dhënë dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së, që janë akuzuar për krime lufte.
Dëshmitari u prezantua nga Prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Spevcializuar Sarah Clanton, si një banor i Prizrenit që është ndaluar e keqtrajtuar prej anëtarëve të UÇK-së.
“Dëshmitari me numër 02749 ka qenë banor i Prizrenit. Në qershor 1999 është rrëmbyer dhe rrahur nga pjesëtarët e UÇK-së. Është dërguar në një ndërtesë të përdorur nga UÇK-ja ku është marrë në pyetje dhe është rrahur më pas. Gjatë ndalimit ai i ka vërejtur edhe personat e tjerë të ndaluar dhe është liruar nga një ushtar UÇK-së”, tha prokurorja Clanton.