Në fshatin Frashër të Mitrovicës ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave, ku si pasojë janë lënduar pesë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 12:40, është raportuar për një aksident trafiku i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë – Vushtrri, përkatësisht në fshatin Frashër. Në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.