Tashmë ka nisur takimi i përbashkët në Bruksel mes ekspertëve financiarë të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e emisarit evropian Mirosllav Lajçak, lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë, pasi rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës ka vendosur euron si valutën e vetme për pagesat me para të gatshme në vend, duke ndaluar dinarin serb.