/

Përfundon takimi trepalësh në Bruksel për çështjen e dinarit serb

Në Bruksel ka përfunduar takimi i përbashkët mes ekspertëve financiarë të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë.

Para takimit trepalësh, palët kishin takime të ndara me ndërmjetësin evropian, Miroslav Lajçak.

Ky rund i ri i dialogut është bërë me ftesë të emisarit sllovak, Miroslav Lajçak, e ku temë diskutimi ishte çështja e dinarit dhe Rregullorja e re e BQK-së.

Kryenegociatori Besnik Bislimi në fillim kishte thënë se Kosova s’do të marrë pjesë në takim, duke akuzuar emisarin sllovak se s’është konsultuar paraprakisht për t’u dakorduar rreth takimit.

Kosova u përfaqësua nga zyrtarë të të BQK-së.

Nga Banka Qendrore e Kosovës kanë konfirmuar gjatë ditës së djeshme se do të marrin pjesë në takimin e së martës, 27 shkurt, në Bruksel.

BQK-ja tha se edhe më herët ka shprehur gatishmërinë që të takohet me përfaqësuesit e Bankës Popullore të Serbisë, për të lehtësuar transferimin e parave, përmes kanaleve bankare.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) kohë më parë ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet dhe takohet edhe me Bankën Popullore të Serbisë (NBS), për të fasilituar në përzgjedhjen e opsionit me të lehtë për procesin e transferimit të mjeteve përmes kanaleve bankare në llogaritë e përfituesve (në Euro). Në këtë kuptim, edhe i përgjigjet ftesave kur janë të nevojshme, për takime të tilla informuese, siç edhe ka bërë në vazhdimësi edhe me prezencën ndërkombëtare në vend”, u tha në përgjigjen e BQK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.