Trupi i një 65-vjeçari, që u raportua se rrëshqiti në lumin Buna teksa peshkonte para dy muajve, është gjetur i pajetë.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 17.12.2023, për shtetasin kosovar H.S. 65 vjeç, banues në Mitrovicë, i cili teksa peshkonte në bregun e lumit Buna, dyshohet se aksidentalisht rrëshqiti dhe ra në ujërat e lumit, ju informojmë se si rezultat i kërkimeve të vazhdueshme, në vendin e quajtur “Lisna Bori”, në fshatin Goricë, Ulqin, është gjetur trupi i pajetë i këtij shtetasi.