Një burrë i moshës 45-vjeçare është gjetur i vdekur gjatë ditës së sotme në një objekt në Obiliq.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se viktima është gjetur pa shenja jete rreth orës 09:00 në një objekt në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq.
Policia po e heton rastin si vdekje e dyshimtë.
“Rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një objekt në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq.
Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 45 vjeç.
Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.